Kërkojnë të votojnë në zgjedhjet e 2025-ës, diaspora shqiptare protestë para Konsullatës në Mynih

Teksa na ndajnë edhe një vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kërkojnë që të votojnë.

Ditën e sotme është zhvilluar një protestë para konsullatës në Mynih ku kërkojnë që tu mundësohet vota, nga vendi ku ata jetojnë.

Kjo nuk pritet të jetë protesta e vetme pasi diaspora shqiptare kërkon që ta shtrijë edhe në qytete të tjera të Evropës.

E drejta e votës, konkretisht e drejta për të zgjedhur, është një nga të drejtat themelore që gëzon individi dhe për këtë arsye qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kërkojnë që të bëhën pjesë, nga shtetet ku ata jetojnë.

Kjo çështje kërkohet me këmbëngulje edhe nga opozita shqiptare, por ende nuk është marrë një vendim nëse emigrantët do të munden të shprehin vullnetin e tyre në 2025. Prej shumë vitesh është premtuar vota e emigrantëve por gjithçka ka mbetur në kuadrin e deklaratave