Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama provokon protestuesit: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Kryeministri Edi Rama ka provokuar mijëra qytetarë që po protestojnë poshtë zyrës së tij kundër ndërtimit në Zvërnec.

Nga Zvërneci ku ndodhet në një takim më banorët e zonës, Rama tha se jo 5 mijë, por as 500 mijë veta të dalin në shesh nuk mjaftojnë që ai të jap dorëheqje, pasi më shumë se 800 mijë persona e kanë votuar atë dhe Partinë Socialiste.

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”- u shpreh Rama.

Këta që kanë dalë të protestojnë i duan pagat si në Amerikë mbase. I duan si në Manhatan. Nuk e di çfarë duan këta. Pagat në sistemin e turizmit tonë janë si në Greqi, ose më shumë si në Greqi. Këtu nuk është: ‘Sa të të jap?’. Këtu është: ‘Hajde të punosh’. Në Tivat, të gjithë ata që takova atje ishin malazez”– shtoi ai.

Ndërkohë ditën e nesërme janë parashikuar dy protesta. Në orën 11:00 do të protestohet në Zvërnec, ndërsa në 18:00 sërish në Tiranë.