Kërkoi pezullimin e dënimit dhe rikthimit në burg, GJKKO jep vendimin për ish-kryebashkiakun e Himarës

Ditën e sotme, GJKKO ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Goros dhe avokatit të tij dhe të lërë aktive vendimin dhe kërkesën e SPAK, që kërkon rikthimin në qeli.

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili pretendonte pezullimin e vendimit të dënimit me 2 vite burgim dhe rikthimin në qeli për ta vuajtur penalitetin për dosjen e dytë të SPAK, pak pas mbarimit të dënimit të parë në lidhje me tjetërsimin e pronave.

Para se ky vendim të ekzekutohet, pritet që Goro ta apelojë në shkallën e dytë të GJKKO-së.

NJOFTIMI

Kërkuesi Jorgo Goro me datë 31.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi: 

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në prova dhe ligj. 

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.