Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

Nuk la liri për Ilir Metën. Në seancën e kësaj të mërkure, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-presidentit të vendit për të ndryshuar masën e sigurisë.

Meta bëri kërkesë për tu liruar me argumentin që tashmë nuk ka më rrezik për prishje provash pasi hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Por gjyqtari Erion Çela rrëzoi kërkesën e tij.

Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ai u arrestua më 21 Tetor të vitit dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e cila është në masën “detyrim paraqitje”.