Kërkoi leje për tu betuar si kryebashkiak, shtyhet vendimi për Fredi Belerin

Është shtyrë për më datë 29 janar kërkesa e Fredi Belerit, për tu betuar si kryebashkiak i Himarës.

Beleri i cili u arrestua më 12 maj për shitblerje votash, u shpall fitues në zgjedhjet që u mbajtën dy ditë më vonë përballë Jorgo Goros të Partisë Socilaiste.

Në seancën e sotme, avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.

Që prej 12 majit Beleri qëndron në qeli dhe i është refuzuar çdo kërkesë për liri apo edhe për t’u betuar si kryetar i bashkisë, pavarësisht ndërhyrjeve edhe nga qeveria greke.