Kërkoi leje për të shkuar në Kuvend, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi leje për të marrë pjesë në Parlament.

Berisha ka vijuar me betejën e tij, por kërkesat e tij janë rrëzuar. Berisha ndodhet në arrest shtëpie, që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, i akuzuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv ‘Partizani’.

Ai është shprehur se procesi ndaj tij është politik dhe me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Edhe pse në arres shtëpie, Berisha e ka shkelur disa herë masën e sigurisë ndaj tij, pasi ka pritur në banesë ish-eurodeputetin Elmar Brok, gazetarët e RAI3 si dhe aktorin e njohur Çun Lajçi.