Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Alma Kaçit

Gjykata e Lartë ka  vendosur të mos pranojë rekursin e Alma Kaçit për lehtësim të masës së sigurisë.

40 vjeçarja është lënë nën masën “arrest shtëpie” pas publikimit të videoskandalit seksual me ish kryetarin e Bashkisë Kukës Safet Gjici.

4 ditë më parë SPAK ka njoftuar se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në fjalë.

Kujtojmë se në reagimin pas publikimit të videoskandalit Safet Gjici thoshte se ishte në një lidhje me Alma Kaçin. Por prokruroria zbuloi se e vërteta ishte që Safet Gjici me detyrën kryetar bashkie në Kukës kishte ushtruar veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, duke i dhënë tenderin për sterilizimin e qenve Alma Kaçit.

“Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë, por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth”, shkruante Gjici në 16 qershor.