Kërkoi heqjen e masës “detyrim paraqitjeje”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për masën e sigurimit “detyrim paraqitje” për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Berisha kishte animuar vendimin e Apelit të Posaçëm të 3 Janarit, që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por GJL e rrëzoi kërkesën e tij.

Po ashtu Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e bërë nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi në lidhje me masën “arrest shtëpie” për të njëjtën dosje.

Jamarbër Malltezi akuzohet për dy vepra penale sa i takon dosjes Partizani: korrupsion dhe pastrim parash. Fillimisht ndaj tij u caktua më pas arrest me burg, por ka qenë gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke caktuar një masë më të butë ndaj tij.

Sa i takon Berishës, u la i lirë në datë 27 nëntor të 2024, pas 333 ditësh izolimi në banesë. Në 3 Janar, Apeli i GJKKO caktoi ndaj Berishës masën “detyrim paraqitje”.