Edhe ditën e sotme minatorët kanë protestuar, duke dalë para Kuvendit në temperatura të ulëta.
Ata nuk dorëzohen edhe pse kërkesat deri tani kanë rënë në vesh të shurdhët. Ditën e sotme me pankarta në duar minatorët kanë bërë thirrje për më shumë të ardhura me pensionet dhe ulje të moshës së daljes në pension.
Siç mësohet minatorët tentuan të takojnë deputetët por nuk mundën të plotësojnë qëllimin e tyre.
Jashtë godinës së seancave parlamentare me pankarta në duar, minatorët kanë kërkuar edhe statusin. Në përfundim ata paralajmëruan të tjera marshime në vijim.