Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Zhurmë e iniciuar nga regjimi për të hequr vëmendjen nga mega skandalet e fundit

Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar lidhur me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, që kërkon ekstradimin e tij nga Zvicra drejt Shqipërisë.

Ahmetaj thotë se kërkesa për ekstradim është bërë para dy vitesh, dhe ligji, thotë ai, e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Në një postim në Facebbok, ai thotë se nuk ka asnjë transfertë mes tij apo dikujt tjetër.

Ish-numri dy i qeverisë shton se po bëhet zhurme e iniciuar nga regjimi, sipas tij, për të hequr vëmendjen nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

Postimi i Ahmetajt.

Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:

1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…

2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.

3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

4. ⁠Më shumë detaje, në vijim….