Kërcënoi një drejtoreshë te Tatimet, bashkëshorti i Elisa Spiropalit vihet nën hetim

Salarjon Totaj, bashkëshorti i deputetes socialiste, Elisa Spiropali po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se Totaj se përmes disa mesazheve ka kanosur dhe kërcënuar një drejtoreshë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Totaj është thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës ku është marrë në pyetje për rreth 2 orë e 30 minuta.

Më pas ai është larguar nga Policia e Tiranës, ndërsa është marrë në hetim në gjendje të lirë.

Hetimet për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje vijojnë nga Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë.