Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Në fjalimin e tij të fundit si kryeministër, ai i uroi suksese pasardhësit të tij, duke shtuar: “Po largohem me dinjitet, me buzëqeshje dhe krenar për gjithçka që kemi arritur”.
Më pas ai shkoi në Pallatin e Buckinghamit, ku i dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen Mbretit Charles.
“Sir Keir Starmer pati një audienë me Mbretin këtë mëngjes dhe paraqiti dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit, të cilën Madhëria e Tij e pranoi me kënaqësi. Zoti Starmer u prit gjithashtu nga Mbreti.”, tha Pallati në një deklaratë.
Ndërkohë Andy Burnham është zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham.
Gjatë audiencës në rezidencën mbretërore, Mbreti i kërkoi Burnhamit të formojë një administratë të re qeverisëse, kërkesë të cilën ai e pranoi.
Sipas njoftimit të Pallatit Buckingham, pas emërimit si kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit, Burnham kreu edhe ceremoninë tradicionale të betimit të besnikërisë ndaj monarkut.
Në takimin zyrtar ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Marie-France van Heel.