Karriget mbetën bosh, Altin Dumani dhe Olsian Çela ‘bojkotojnë’ seancën hapëse të Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë mbajti këtë të premte seancën hapëse të legjislatrurës së XI-të, e cila ajo zgjati pak minuta, për t’u rikthyer sërish pasdite në orën 17:00.

Në seancë ishin prezentë trupa diplomatike si dhe krerët e besimeve fetare në Shqipëri.

Po ashtu në ambientet e Kuvendit ishin prezentë kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi si dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.

Por jo të gjitha karriget u mbushën në lozhën e Kuvendit.

Ajo që ra në sy dhe tërhoqi vëmendje ishte mungesa e kryetarit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumanit si dhe e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela.