Kapshticë, sekuestrohen mijëra euro të fshehura në një kamion

Në pikën kufitare të Kapshticës është goditur një rast i trafikimit të parave.

Një 30-vjeçar turk është proceduar në gjendje të lirë pasi tentoi të kalonte një shumë monetare prej 30 mijë euro, pa i deklaruara, siç e parashikon ligji.

Konkretisht, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollarë, të cilat ky ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

“Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.