Kapri “gozhdon” socialistët: Për çfarë festoni, për gjysmën e qeverisë që e keni në burg? Uragani i rinisë do ta marrë para këtë Parlament të turpshëm

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka komentuar sot në Kuvend protestat që po mbahen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit, Edi Rama.

“Uragani i rinisë do ta marrë para këtë Parlament të turpshëm”, tha Kapri gjatë fjalës së tij, teksa ju drejtua socialistëve se për çfarë festojnë, pasi gjysmën e qeverisë e kanë në burg.

“Për çfarë festoni ju?! Nesër, Edi Rama ka thirrur një antimiting vetëm pak qindra metra larg rinisë shqiptare, me dhjetëra mijëra që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë dalë mesazhet kërcënuese ndaj administratës të marri pjesë. Për çfarë festoni ju?! Për gjysmën e qeverisë në burg?! Për Belinda Ballukun, për çertifikatën e Çyrbias, për Veliajn, për Ahmetajn, për Beqajn, për çfarë po festoni ju?

Që e mbushët këtë Parlament të turpit me kriminelë dhe përdhunues kujtoni se harrojnë ata të rinj, çfarë keni bërë ju. Dhe sot i cilësoni shantazhues, nazistë. Ju do të përfundoni më keq, se si përfundoi elita komuniste e ‘90-s, ata nuk i gjeti asnjë gjë. Ndaj, matuni mirë, sepse ky Uragan rinie do ta heqi para këtë Parlament të turpshëm. Turpi për ju!