Kapen 3 ton karburant kontrabandë në Sazan, dyshohet se u hodhën në det nga një skaf i ardhur nga Greqia

Një sasi e madhe naftë kontrabandë është gjetur nga policia kufitare në afërsi të Sazanit. Burime për mediat bëjnë me dije se janë 3 ton me karburant që janë gjetur në një operacion mes policisë kufitare dhe Guardia di Finanza para tre ditësh.

Dyshohet se një mjet lundrues tip skaf i ardhur nga Greqia, në ndjekje e sipër nga policia ka hedhur në det shishet me benzinë. Më pas mjeti lundrues është larguar sërish drejt shtetit fqinj. Dyshohet gjithashtu se skafi mund të bëjë linjën e drogës Turqi-Spanjë.

Nga policia nuk ka asnjë informacion zyrtar, edhe pse burime për mediat bëjnë me dije se ka ndodhur para tre ditësh.