Banorët e fshatit Shushicë të Elbasanit, por edhe të fshatrave përreth, kanë dalë ditën e sotme në protestë. Ata pretendojnë se kanali vaditës Polis-Tufan nga bordi i kullimit nuk është vënë ende në funksion.
Nga protesta, banorët shprehen se nuk kanë marr asnjë mbështetje nga ana e qeverisë ndërsa kanë investuar në tokat e tyre.
Protestuesit shprehen se për shkak të punimeve që po kryesohen për ndërtimin e një HEC-i në firma kontraktuese do ta mbante të bllokuar kanalin deri më datë 15 Maj 2024, por kur kjo periudhë ka kaluar ata po përballen me thatësirë që po dëmton të mbjellat sezonale.
Banorët thonë se nëse të mbjellat e tyre thahen ata rrezikojnë falimentim këtë vit pasi bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave.
Gjatë protestës ata bllokuan rrugën, teksa bënë me dije se nuk do i ndalin protestat deri në plotësimin e kërkesave.