Teksa kampet në Gjadër dhe Shëngjin kanë mbetur bosh pasi të gjithë emigrantët e mbërritur nga Italia janë rikthyer sërish në vendin fqinj, qeveria e Giorgia Melonit, ka munduar se si mund t’i vë ne funksion ato,
Qeveria e Melonit ka miratuar një dekret për transformimin e objekteve shqiptare në qendra të ndalimit të riatdhesimit (CPR), ku migrantët që kanë marrë urdhra dëbimi do të transferohen ndërsa presin riatdhesimin e tyre aktual. Me pak fjalë, në pritje të vendimit të Gjykatës së BE-së për vendet e sigurta dhe pa hequr dorë nga projekti i një nyje për procedurën e përshpejtuar të kufirit, qeveria ka synuar të vërë në funksionim menjëherë qendrat e krijuara pas marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës.
Mediat në Itali bëjnë me dije se destinacioni i ri i dy kampeve, jo më për të pritur azilkërkuesit, por personat që i nënshtrohen një urdhri dëbimi, ka marrë miratimin fillestar nga Komisioni Evropian.
“Ne jemi në kontakt me autoritetet italiane. Sipas informacioneve tona, ligji italian do të zbatohet në qendrat e menaxhuara nga Italia në Shqipëri, siç ka qenë më parë. Megjithatë, në parim, kjo është e ligjshme sipas ligjit të BE-së”, tha një zëdhënës i Komisionit në konferencën e përditshme për shtyp në Bruksel.
Në fakt, legjislacioni aktual evropian e ndalon këtë lloj praktike, por Komisioni ka parashikuar mundësinë e futjes së “qendërve të kthimit” në propozimin e tij për një rregullore për kthimet e paraqitur më 11 mars.