Kamëz/ Grabitet një argjendari, hajdutët e maskuar kërcënojnë me armë zjarri

Një argjendari në Kamëz është grabitur ditën e sotme, rreth orës 17:15. Raportohet se argjendari “Marsi”, në rrugën “Nënë Tereza”, në bulevardin “Blu” është grabitur nga tre persona të maskuar.

Autorët e grabitjes kanë kërcënuar nëpërmjet një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik dhe kanë marrë disa bizhuteri dhe flori nga argjendaria e shtetases E. S., duke u larguar më pas me një automjet tip “BMW”. Vlera e floririt dhe bizhuterive të vjedhura, nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe kapjen e autorëve. Bëhet me dije se në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër janë ngritur pika të përkohshme të kontrollit.