Kallashnikovë, pistoleta dhe mina me telekomandë/ Zbulohet një depo armësh në Vlorë, një i arrestuar

Policia e Vlorës ka zbuluar një depo armësh në lagjen “10 korriku” të qytetit bregdetar.

Aksioni është ende në vijim teksa mësohet se janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa e mina me telekomandë.

Zona rrethuar nga forca të shumta policore dhe ekspertë të kriminalistikës. Municionet luftarake dyshohet se do përdoreshin për ndonjë atentat nga grupet kriminale.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga blutë e Vlorës për këtë operacion por paraprakisht mësohet se një person ka rënë në pranga.