“Ka ikur koha e deputetëve që zgjidhin problemet nga kafeneja”, Rama i ashpër në Vlorë: Duhet të dalin në terren dhe t’u shërbejnë qytetarëve

Janë zbardhur detaje nga takimi që kryeministri Edi Rama pati mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Vlorës, pak ditë pasi me urdhër të tij, u shkarkuan të gjithë drejtorët.

Rama është ndalur te problematikat me të cilat përballet sot qyteti i Vlorës, si zaptimi i hapësirave publike, parkimet apo uji i pijshëm.

Rama u tregua i ashpër me deputetët e kësaj zone, duke thënë se nuk mund ti japin zgjidhje problemeve nga kafeneja, por duhet të dalin në terren dhe tu shërbejnë qytetarëve.

“Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja, duhet që ata të dalin në terren dhe t’u shërbejnë qytetarëve.

Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve, tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve.

Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizajn të ri për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre. Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet.

Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijimësi, por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve. Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim.

Problemi i ujit të pijshëm është një tjetër problem i adresuar. Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve. Çfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim. Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësore. Ministria po përgatit një paketë për ta reformuar këtë sektor me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm kryesisht në zonat turistike”- deklaroi ai.

Ndërkohë lidhur me shkarkimin e drejtorëve të Bashkisë, Rama the ata ishin të papërshtatshëm për të kryer atë detyrë. Rama u tregua i prerë duke thënë se asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues të institucioneve qendrore në Vlorë.

“Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës. E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr. Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë. Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj, të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin.

Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tiranë apo jashtë vendit që janë të dëshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës që punojnë kamarier apo punë të tjera Janë të pritur që të vijnë dhe të konkurrojnë për postet përkatëse Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqjet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinj.

Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijësi që do të ofrohen.

Një kapitull i ri do të fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës Ku janë komanduar dy bashkëkyetar të rinj Erjona dhe Klevisi.

Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e partisë socialiste.

Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maj Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinj të jenë kontribues do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohe reale”- tha Rama.