Jurgis Çyrbja merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ish-deputeti socialist akuzohet për “shpërdorim detyre”

Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Ai u paraqit ditën e sotme për t’u nohur me akuzën “shpërdorim detyre”, pasi u kallëzua nga Edi Paloka në kohën kur ishte drejtor i Hipotekës së Durrësit.

Çyrbja la mandatin e deputetit ditën e djeshme, pasi ishte thirrur në SPAK disa ditë më parë, ku qëndroi për më shumë se 5 orë.

Ai ka afat 10 ditë të tërheqë materialet nga dosja hetimore në SPAK dhe më pas të bëjë prapësimet apo ankimimet, më pas Prokuroria e Posaçme ka të drejtë të dërgojë për gjykim çështjen.