Josep Borrell: Kurti dhe Vuçiç, takohen në 14 shtator

Nga Spanja, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell njoftoi se takimi për ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 14 shtator.
Pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të “gjejnë gjuhën” për klimën e tensionuar në veri të Kosovës për shkak të tensioneve në 4 komunat me shumicë serbe, në një takim të nivelit të lartë, së bashku me Të dërguarin e Posaçëm për këtë çësthje, Mirosllav Lajçak.
“Më 14 shtator do të mbaj takim të ri të nivelit të lartë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si lehtësues, për të kërkuar zgjidhje. Çështja e zgjerimit ka qenë në diskutimet tona. Kemi diskutuar për Ukrainën dhe për zgjerimin drejt Ballkanit perëndimor. Do të mbetet proçes i zbatuar në meritat individuale. BE-ja ka nevojë të përgatitet për zgjerim”, ka thënë Borrell.