Aktori Gazmend Paja të enjten u paraqit për herë të dytë në Strukturëne Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai është shpallur investitor strategjik nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një resorti në Dhërmi, por mesa duket nuk ka qenë kjo arsyeja e thirrjes në SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala pohoi në emisionin të “Paekspozuarit” se ai është pyetur në lidhje me hetimet Veliaj-Xoxa, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas saj, hetimet po ecin me ritme të shpejta dhe priten të merren në pyetje edhe persona të tjerë.
“Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten. Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, u shpreh ai.
Pas daljes nga SPAK, “investitori strategjik” Paja u shpreh se i kanë marrë telefonin.
“Jo, ishim ulur me prokurorin në një kafe dhe pa dashje mori celularin tim dhe ia solla të tijin dhe mori timin. S’ia di emrin, ishte rastësi’, tha ai.