Jetonte vetëm në banesë, gjendet i pajetë burri në Pogradec

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit, ku shtetasi E. P u gjet pa shenja jete, në banesën ku jetonte i vetëm.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga zemra.

“Pogradec/Gjendet pa shenja jete një person në lagjen 1 të qytetit.
Mësohet se viktima me iniciale E.P, rreth 60-vjeҫ jetonte në banesë i vetëm ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga zemra.
Policia po punon për rrethanat e ngjarjes ndërsa trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes”
, njofton policia