Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot lidhur me lajmin për shitjen e ishullit të Sazanit te familja e Donald Trump ku do të ndërtohet një rezort super luksoz nga kompania e dhëndrit të presidentit amerikan, Jared Kushner.
Gjatë konferencës për media, Berisha tha se nuk ka dijeni të shitjes së ishullit dhe duke iu referuar ligjeve shqiptare, nuk e parashikojnë një gjë të tillë.
Por ai nënvizoi se ligjet shqiptare lejojnë dhënien e tokave dhe pasurive për një periudhë të caktuar.
“Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje.
Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama. Personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë”, theksoi Berisha.