Një i moshuar ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Fushë-Milot. Sipas Policisë, viktima është Demer Haxhiu.
I moshuari po digjte mbeturina në oborrin e banesës, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë kanë përfshirë trupin e tij, duke i shkaktuar djegie fatale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij incidenti tragjik.