Policia kriminale e Tiranës, vijon hetimet për identifikimin e personit që hyri i armatosur në ambjentet e një dyqani të kompanisë “Tele.Co”, duke marë prej andej 30 mijë euro dhe më pas është larguar me biçikletë.
Dyshimet e para policore vijnë tek punonjësja e kompanisë “Tele.Co” se ajo mund të ketë pasur një bashkëpunim të ndërsjelltë me autorin e krimit ende të paidentifikuar. Autori hyn qetësisht në pikën valutore të “Exhange” dhe “Tele.Co”, duke marë sasinë monetare.
Mes personave që janë marë në pyetje për këtë rast është dhe Shezai Çobo nga qyteti i Fierit, dhe njëri nga aksionerët e kompanisë “Tele.Co”. Në pyetje është marë dhe administrator Agim Çobo.
Çobo ka dhënë shpjegimet e tij në polici, sigurisht duke kërkuar dhe zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë “Ora News” mëson se më herët kompania “Tele.Co”, është përballur me ankesa për klientët e saj, për vjedhje të shumave financiare përmes modemave të internetit.
Njëherësh “Tele.Co” është dënuar nga gjykata e Apelit Administrativ me 10 milion lekë të vjetra, pasi është gjendur fajtore në vjedhjen përmes piraterisë të kanaleve televivizive dhe futur ato me pagesë në platformën e saj të transmetimit për klientët.
Sipas vendimit të gjykatës, thuhet se në datat 28 Maj 2017 dhe 11 qershor 2017, grupi i inspektimit të Autoritetit të Mediave audiovizive (AMA), sipas urdhërit te Kryetarit të AMA-s, për inspektimin e veprimtarisë së subjekteve (Tele Co Albania), inventarizimin dhe sekuestrimin e pajisjeve të përdorura për ushtrimin e veprimtarive të licencuara paautorizuara.
Inspektimi është kryer në ambientin ku janë të instaluara pajisjet audiovizive transmetuese të subjektit, në prani të Ardit Marini, në datën 28 Maj 2017 dhe në prani të Orlajn Stambolliu, në datën 11 qershor 2017.
Në momentin e ispektimeve, subjekti OSHMA Tv me kabëll “Tele.co Albania”, ishte duke përsëritur programet (kanalet e te tretëve) sipas procesverbalit përkatës për konstatimin e programeve në transmetim dhe me konkretisht në total kanë qënë 51 kanale televizive
Nga verifikimi i dokumentacioneve që ndodhet në AMA konstatohet se “Tele.Co Albania”, nuk disponon asnjë kontratë për të drejtën e transmetimit të programeve (kanaleve) si më poshtë:
1. RTSH.
2. KTV
3. ANTENA 1
Në lidhje me programet (kanalet) Telesport” dhe “Shenja ty” pavarësisht se janë të listuara në anekset e autorizimit të shoqërisë “Tring Tv” sha pranë AMA-s nuk është depozituar asnjë dokument që të vërtetojë të drejtën e shoqërisë “Tring TV” sh.a, për të bërë distribuimin e këtyre kanaleve tek të tretët.
Gjithashtu nga verifikimi i dokumentacionit të depozituar në AMA rezulton se “Tele.Co Albania” për vitin 2017, nuk ka depozituar asnjë dokument, kontratë marrëveshje ose autorizim, me asnjë prej agjencive të mbrojtjes së të drejtave të autorit me anën e të cilave të vërtetojë respektimin e tyre.