Itali, Gjykata e Apelit vendos që “Nëna” dhe “Babai” të zëvendësohen me “prindi 1 dhe 2”, në kartën e identitetit

Në kartat e identitetit të fëmijëve italianë, tani mund të përdoren fjalët “prindi 1” dhe “prindi 2”, duke shënuar kështu një arritje për  komunitetin LGBT.

Gjykata e Apelit të Romës ka shfuqizuar sot një dekret të Ministrisë së Brendshme të vitit 2019, të drejtuar në atë kohë nga Matteo Salvini.

Kështu, Ministria nuk mund të të zbatojë në kartat elektronike të identitetit të lëshuara për të miturit, formulimin “prindër” ose formulim tjetër që korrespondon me gjininë e prindit, pra “nëna” apo “babai”.

Sipas shoqatës së “Familjeve Ylber” gjyqtarët e shkallës së dytë kanë ripohuar një koncept shumë të thjeshtë që në kartën e identitetit të një fëmije nuk mund të tregohen të dhëna personale, përveç atyre që figurojnë në regjistrat e gjendjes civile.

Historia nisi në vitin 2019, kur një dekret i firmosur nga ministri i atëhershëm, Matteo Salvini, vendosi fjalët nënë/baba në dokumente në vend të “Prindi”.

“Ne do të mbrojmë familjen natyrale të themeluar në bashkimin midis një burri dhe një gruaje”, deklaroi Salvini në atë kohë, mirëpo gjykata ka hedhur poshtë pretendimin e tij.