Ishte pjesë e bandës kriminale të Suel Çelës, GJKKO refuzon kërkesën për liri të ish-gjyqtares së Elbasanit

Gjykata e Posaçme, ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila ishte pjesë e bandës së Suel Çelës.

Fetahu kishte kërkuar një masë më të butë sigurie për shkak të problemeve shëndetësore, por Gjykata e refuzoi.

Fetahu, e cila ishtë me herët në “arrest shtëpie” për shkak të lidhjeve me një tjetër bandë në Elbasan, atë të vëllezërve Çopja, u arrestua në nëntor të vitit të kaluar për lidhje me bandën e Çelës, e akuzuar për korrupsion.

Nga përgjimet e zbardhura në media, Fetahu komunikonte personalisht me Suel Çelën në Sky ECC duke treguar se kishin një marrëdhënie të ngushtë bashke.

Në një moment Fetahu i drejtohet Suel Çelës: “Mirëmbrëma o ylli” e ditën tjetër i drejtohet duke i thënë “Mirëmbrëma o i bukuri i dheut!”. Një pjesë e bisedave të zbardhura janë kryer në 29.5.2020, kur Fetahu ishte ende në detyrë në gjykatën e Elbasanit.