Nëna e Amanda Pushanit, 37 vjeçarja që u vra me thikë në banesë nga motra e saj, ka dhënë dëshminë para grupit hetimor.
E moshuara në dëshminë e saj ka dhënë të njëjtin version si e arrestuara Marsela Pushani. Sipas saj, viktima prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë ushtronte dhunë ndaj saj dhe motrës për t’i marrë lekë për alkool.
Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37 vjeçarja ka shkuar e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Në momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur një herë në stomak në kushtet e vetëmbrojtjes.