“Isha nën efektin e lëndëve narkotike”, zbardhet dëshmia e 26 vjeçarit që përdhunoi turisten italiane në plazh

Është mbajtur sot seanca gjyqësore ndaj Leonard Prezës, i akuzuar se përdhunoi një turiste italiane në plazhin e Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë. 26 vjeçari ka thënë sot se nuk mban mend asgjë nga ajo natë, për arsye se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë Gjykata e Durrësit vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Arrestimi i tij pak ditë më parë u bë pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

Lajmi për abuzimin seksual ndaj te resë italiane bëri bujë edhe në mediat e vendit fqinj, të cilat kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës.

“Isha me miqtë, kishim pirë diçka gjatë natës. Në një moment u largova për pak kohë me një shoqe, u ngjita në dhomë dhe më pas zbrita vetëm në plazh, për të marrë pak ajër. U ula në një nga shezlongët përballë hotelit. Aty më erdhi një djalë, që fillimisht nuk më foli. Pastaj më sulmoi, më kapi dhe, pavarësisht përpjekjeve të mia për t’u mbrojtur, më përdhunoi. I bërtita, i kërkova të ndalonte, por ai nuk u ndal” – ka thënë ajo.