Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro arrestohet në banesën e tij pak ditë para nisjes së dënimit me burg

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, u ndalua të shtunën në rezidencën e tij në kryeqytetin Brasília, vetëm pak ditë para se të niste ekzekutimi i dënimit të tij me burg për drejtimin e një tentative për grusht shteti.

Sipas një njoftimi të Policisë Federale, është ekzekutuar një urdhër arresti parandalues, i kërkuar nga vetë policia dhe i miratuar nga Gjykata e Lartë.

Burime për CNN Brazil thanë se kërkesa për arrest parandalues u nxit nga një protestë e organizuar nga djali i madh i Bolsonaro-s, senatori Flávio Bolsonaro, përpara kompleksit të banesave ku jeton ish-presidenti.

Më herët këtë vit, Jair Bolsonaro u dënua me 27 vite burg për komplotin për të qëndruar në pushtet pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022 ndaj presidentit aktual Luiz Inácio Lula da Silva.