Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT, me infeksion të rëndë në lëkurë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Ish-ministri Beqaj, i cili qëndron me masë sigurie “arrest në burg” ka shfaqur temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë.

Ai prej një viti është mbajtur në paraburgimin e Durrësit për llogari të dosjes SASPAC.

Njëkohësisht ai është i pandehur në fazë gjykimi për çështjen penale të “Sterilizimit”.

Mediat raportojnë se Beqaj është shtruar të shtunën në spital, kurse gjendja e tij shëndetësore mbetet ende e pastabilizuar.