Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit në dijeni, në lidhje me një çështje nën hetim nga SPAK. Kjo e fundit po kryen hetime pas dyshimeve për abuzime me tenderat në kohën kur Sandër Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Ai është pyetur mbi 1 orë nga prokurorët e SPAK.
Rikujtojmë se janë të shumtë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë, të cilët janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa vetëm pak ditë më parë ra në pranga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, për abuzimet me fondet e BE në SASPAC, kur kjo e fundit drejtohet nga Beqaj.
Pak ditë më parë ishte ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u thirr në SPAK, mbi hetimin pasuror që Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj tij.
Ndërkohë edhe numri dy i qeverisë, zv.kryeministrja Belinda Balluku qëndroi për disa orë në SPAK, ku u pyet në lidhje me aferën e inceneratorëve.