Pasi ish efektivi I RENEA-s Arbër Paplekaj u dënua me 22 vite burg, avokati i tij është shprehur për mediat se janë fshehur episode të ngjarjes.
Mirash Martinaj tha se edhe pse hetimi ka dy vite që vazhdon, Gjykata nuk ka dashur të dëgjojë rrethanat e vrasjes, por është mjaftuar me faktin që Paplekaj ka qëlluar biznesmenin Pjerin Xhuvani
“Ju keni qenë më pranë të vërtetës sesa policia dhe prokuroria. Në dy vite që ka vazhduar ky gjykim kam jetuar me dhimbjen e familjarëve të Pjerin Xhuvanit. Vendimi që në fillim të ngjarjes ka patur përpjekje për të fshehur episodet e mëparshme e më vonë edhe aktet për ta deformuar ngjarjen. Me gjithë konsideratën që kam shprehur për Gjykatën për respektimin formal të proceduarave ata kanë rrëzuar disa kërkesa tonat në mënyra të vazhdueshme me sqarimin e së vërtetës dhe reegullimin e disa deformimeve me rindërtimin e vendit të ngjarjes dhe një eksperimenti hetimor tekniko-urabistik që do të përcaktonte vendndodhjen e qitësve dhe rrethanave të tjera. Ky refuzim pengonte zbulimin e së vërtetës. Tashmë është e provuar që Paplekaj ka qëlluar me armë por pjesa tjetër e së vërtetës janë refuzuar për t’u zbuluar. E siç e dini një gjysmë e vërtetë mund të shndërrohet në një gënjeshtër të madhe. Shpresojmë që Apeli do të ketë vullnetin për të mësuar të vërtetën dhe kurajën. Natyrisht do ta ankimojmë në momentin që do të njihemi me arsyetimin.” tha ai.