Ish-drejtori i bashkisë Tiranë, Enton Punavija njihet me masën e sigurisë

Gjykata e Posaçme ka nvendosur sot masën e sigurisë për ish-drejtuesin e Drejtorisë së Transportit të Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës.

Enton Punavija është lënë në detyrim paraqitje në lidhje me dosjen “5D”. Ai akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Mësohet se masa ndaj tij u caktua njëherësh me ato ndaj drejtorëve bashkiakë Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tushe etj, por për shkak se nuk ndodhej në Shqipëri kur u krye operacioni, u caktua një datë tjetër për seancën.