Deputeti Agron Shehaj ka thirrur sot në interpelancë ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu në lidhje me denoncimet e rënda që vijnë nga spitali i Onkologjikut, ku njëri prind kishyte humbur fëmijën e tij për shkak të mungesës së ilaçeve.
Ministrja Koçiu u gjend sot në një pozitë të vështirë, për shkak të skandaleve në këtë spital, ku edhe hetimet e prokurorisë tregonin se si mjekët bënin Pazar me shëndetin e të sëmurëve me kancer.
Por teksa zëri i dridhej kur po i përgjigjej deputetit Shehaj, Koçiut i ka ardhur në ndihmë kolegu i saj Taulant Balla. Ky i fundit në një moment i afrohet ku ndoshta e ka këshilluar rreth asaj se çfarë duhet të fliste.