Inteligjenca artificiale nuk mendon si SPAK, ja sa mund të dënohet Safet Gjici

Skandali i ish kryetarit të Bashkisë së Kukës, Safet Gjici është ende në hetim dhe është mësuar se Prokuroria Speciale ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.

Po a është kjo një akuzë e drejtë? A duhet hetuar dhe gjykuar Gjici për aktet e turpshme seksuale në zyrën publike? Në lidhje me këtë çështje, Media Ditari pyeti Inteligjencën Artificiale e cila dha një përgjigje mjaft interesante. Inteligjenca artificiale shprehet se ligji shqiptar ka disa variacione dhe çështja duhet gjykuar në dy aspekte.

Së pari, nëse aktet e turpshme seksuale në zyre janë kryer nën kërcënim dhe së dyti nëse ka pasur shantazh. Ndërsa çështjen e shpërdorimit të detyrës as nuk e përmend fare. Për këto, Inteligjenca Artificiale mendon se Gjici rrezikon nga 2 deri në 15 vite burg.

Për më shumë, ndiqni videon e plotë!