Incident në Gjykatën e Posaçme, goditet me vezë Vangjel Dule teksa hynte në seancën për Fredi Belerin

Një incident ka ndodhur në ambientet e Gjykatës së Posaçme në Tiranë, ku kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, është goditur me vezë.

Ai ishte duke hyrë në seancën për Fredi Belerin, ku ky i fundit ka ankimuar vendimin për moslejimin për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Vangjel Dule ka marrë pjesë vazhdimisht në seancat që janë zhvilluar për Belerin, teksa ka hedhur edhe akuza publike se Beleri po mbahet qëllimisht në burg nga kryeministri Rama.

Ai iu ëhstë bashkuar deklaratave të politikanëve grekë, që kanë kërkuar lirimin e Belerit dhe lejimin për t’u betuar si kryebashkiak. Kujtojmë se Fredi Beleri qëndron prej 12 Majit në burg, pasi u kap duke blerë vota.