Politikani serb Aleksandar Arsenijevic është arrestuar nga Policia e Kosovës në veri të vendit, pas një incidenti gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicë.
Mediat atje shkruajne se Arsenijevic i ka fishkëllyer Kurtit, i cili po vizitonte një fast food të hapur së fundmi në veri të Kosovës ndërsa kanë bërë publike edhe pamjet e arrestimit të politikanit serb.
Incidenti ka ndodhur gjatë vizitës së Kurtit në zonën e tensionuar, ndërsa Policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar Arsenijevicin. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për veprimet që do të ndërmerren ndaj politikanit serb, por ngjarja pritet të sjellë reagime të shumta.