Inceneratori i Elbasanit, pirg i madh plehrash nën flakë ndotëse

Fusha e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit është kthyer në një bombë tjetër ekologjike për qytetin e Elbasanit. Deputeti i PD, Lefter Gështenja ka publikuar një Foto nga djegia e plehrave në këtë incenerator, por që nuk bëhet ashtu siç u planifikua dhe u shpenzuan dhjetëra miliona euro për këtë çështje. 

“Inceneratori i Elbasanit nuk është gjë tjetër por vetëm një pirg i madh plehrash që u vihet flaka. Dhjetëra miliona euro u zhvatën ndërsa banorët tani kanë një tjetër ndotës përveç metalurgjikut. Foto nga dita e sotme”, tha Gështenja. 

Inceneratori i Elbasanit besohet se ka shpenzuar mbi 30 milionë euro para publike por sot është vetëm një grumbull hekurishtash të pavlera, pasi ai nuk ndizet.