Gjykata e Posaçme ka vendosur datën 5 Tetor për të dhënë vendimin për aferën e inceneratorit të Elbasnait, për të cilën janë arrestuar Lefter Koka, Alqi Bllako dhe disa të tjerë.
Lefter Koka ka dorëzuar në Gjykatë një raport për gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore, duke kërkuar lirimin, teksa ka hedhur poshtë çdo akuzë ndaj tij.
Gjithashtu edhe kompania Albtek Energy Shpk pretendon se nuk ka kryer korrupsion, pasi inceneratori është ndërtuar dhe punonjësit janë paguar. Sipas avokatit të kompanisë, është cënuar parimi i gjësë së gjykuar, pasi Gjykata e Elbasanit e ka pushuar këtë çështje.
Për inceneratorin e Elbasanit, SPAK ka kërkuar këto dënime:
Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)