Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në Vlorë është kapluar sërish nga zjarret. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, e cila rrezikon të marrë përmasa të mëdha.
Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e tyre, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.
Në fshatin turistik të Zvërnecit një tjetër rast i zjarrvënies së qëllimshme po rrezikon Pyllin e Sodës.
Mediat raportojnë se flakët janë përhapur në një hapësirë me shkurre, bimësi të zonës dhe pemë të llojit pishë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara edhe nga era bregdetare. Aktualisht rrezikojnë të digjen hapësira të caktuara bimësie në brendësi të Pyllit të Sodës.