Endrit Braimllari është përjashtuar nga Partia e Lirisë në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues, të mbajtur në 1 Tetor.
Pas këtij vendimi, Braimllari ka kërkuar që të mos jetë më pjesë e këshilltarëve të PL-së në Bashkinë e Tiranës, por të dalë si këshilltar i pavarur. Ai i ka dërguar kërkesën kryetares së Këshillit, Romina Kukos, kërkesë që është pranuar.
Endrit Braimllari ka mbajtur postin e nënkryetarit të LSI-së kur kjo parti drejtohej nga Monika Kryemadhi, si dhe atë të Sekretarit të Përgjithshëm.
Por, pas rikthimit të Ilir Metës në krye të LSI-së, që më pas u kthye në Partia e Lirisë, ai dha dorëheqjen si nënkryetar. Ish-Presidenti Meta hodhi akuza të shumta drejt bashkëpunëtorëve të Kryemadhit për tradhti brenda partisë, teksa disa nga akuzat dukej se binin edhe mbi Braimllarin.