Një godinë tre katëshe është hedhur në erë mëngjesin e kësaj të hëne përgjatë aksit rrugor Vlorë-Orikum.
Inspektoriati Kombëtar i Territorit zbarkoi këtë mëngjes në zonë për shembjen e objektit pa leje në orën 07:30, në të cilin u vendosën 32 kilogram lëndë plasëse.
Për demolimin e këtij objekti u hapën 410 furnela dhe u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant. Për arsye sigurie, rruga Vlorë–Orikum u bllokua përkohësisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta para operacionit.
Shpërthimi shkaktoi re të mëdha tymi, por njëkohësisht një zhurmë të madhe edhe për pushuesit në këtë zonë.