IKMT nis prishjen e ndërtimeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerën e dëmshpërblimit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për prishjen e ndërtimeve në lagjen pranë Portit të Vlorës, në kuadër të projektit për ndërtimin e rrugës lidhëse mes Transballkanikes dhe portit.

Në fazën e parë parashikohet të shemben mbi 17 objekte, ndërsa prishjet do të vijojnë edhe në një fazë të dytë.

Aksioni është kundërshtuar fuqimisht nga banorët e zonës, por megjithatë fadromat e IKMT u janë vërsulur shtëpive që ndodhen në vijën ku do zbatohet projekti.

Ata shprehen të pakënaqur me vlerësimet për dëmshpërblim, duke i konsideruar ato më të ulëta se çmimet aktuale të tregut.