Iftari bëhet zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Iftari, vakti që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i është bashkuar listës së trashëgimisë kulturore jomateriale, të UNESCO-s. Bëhet me dije, se agjencia kulturore e OKB-së, e njohu të mërkurën iftarin, në listën e saj të trashëgimisë kulturore.

Kanë qenë Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani, shtetet të cilat kanë dorëzuar aplikimin, në Organizatën e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

“Iftari festohet nga myslimanët në perëndim të diellit, në muajin e Ramazanit, pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale, duke forcuar lidhjet familjare dhe komunitetin dhe promovimin e bamirësisë, solidaritetit dhe shkëmbimit shoqëror”, thuhet në deklaratën e UNESCO-s.