Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Sterkaj. Vendimi u mor nga trupa e KPK kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.
Gjatë seancës dëgjimore të martën, Sterkaj u pyet dhe dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe bilancin negativ në vlerën 28.3 milion lekë, si dhe për një sërë gjetjesh në aspektin profesional.
Mbi 2 dekada si gjyqtar në Shkodër, emri i Sterkajt ka qenë i lakuar së fundmi për shkak të një shpërthimi me tritol që ndodhi në banesën e tij pak kohë më parë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës së Sterkajt si gjyqtar.