I vëllai në burg për ekzekutimin e policit në Fier, Kiri Mërnica dënohet në Apel me 12 vite burg për vrasjen e Florian Selimit

Gjykata e Apelit ka dënuar me 12 vite burg Kiri Mërnicën, i akuzuar për vrasjen e Florian Selimit, ngjarje kjo e ndodhur 5 vite më parë në Fier. 23 vjeçari Selimi u vra me thikë ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet në një kanal në fshatin Sulaj të Fierit, në gusht të 2019-ës, pas disa orësh kërkime.

Mërnica e kishte qëlluar me thikë në qafë të riun, duke i shkaktuar plagë që do i merrnin jetën ndërsa trupin e kishte zhvendosur disa metra më tej, nga vendi i ngjarjes.

Kiri Mërnica, është vëllai i Azgan Mërnicës, i cili në muajin mars të këtij viti vrau efektivin e “Shqiponjave” në Fier, Novruz Cenalia pas një konflikti të çastit.

Azgan Mërnica, arriti që të largohej nga vendi i ngjarjes duke lënë të vdekur efektivin e “Shqiponjave” të cilin e qëlloi me plumb në kokë dhe u vetëdorëzua dy ditë më pas me ndihmën e familjarëve.

Edhe vëllai tjetër u tyre ndodhet në burg në Gjermani ndërsa babai i tyre ka qenë i dënuar me 20 vite burg pasi ka vrarë kunatin e tij.